Lajme

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 22 February 2023

Të mërkurën ka ndodhur një aksident tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime, ku si pasojë humbën jetën katër persona.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, I cili tha se në aksident janë përfshirë 3 vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.

Në rrejte sociale janë publikuar pamje nga vendi i aksidentit tragjik.

PAMJE:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera