Lajme

Pamje nga ngjarja në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 10 August 2023

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë rreth orës 01:21 në Skenderaj.

Policia e Kosovës konfirmoi për Paparacin se ngjarja ka ndodhur në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt.

Avni Zahiti, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Mitrovicës, tha se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

-Advertisement-

Ai tha se dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë brenda në kafiteri, teksa kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Trupi i pajetë i viktimës N.L., 39-vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Mes tjerash, Policia tha se autorët në kërkim, kurse hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rastit.

Më poshtë mund t’i gjeni pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale nga vendi i ngjarjes:

@rajoni.org

Vrasja në Skenderaj, portali rajon.org sjelle pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në oret e mengjesit sot në fahatin Runik të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org. Rajoni ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen forca të policisë para lokali dhe ekipet shëndetësorë. Në ngjarjen e rëndë në të cilen raportoj rajoni; një person mbeti i vrare dhe tre të tjerë të plagosur – dyshohet se u krye nga persona të maskuar, të cilet kishin hyre me dy arme automatik dhe kishin qëlluar në drejtim të viktimave. Burimet e rajonit nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse nga ajo çfarë kishin parë.

♬ Breaking News – Breaking News

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera