Rozë

Pak para lindjes së vajzës, Ledri dhe Sara marrin vendimin e papritur

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 10 October 2020

Ledri dhe Sara marrin vendimin e papritur pak para lindjes së vajzës.

Partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt dyshja e njohur do të bëhen prindër për herë të parë.

Burime për “Prive” kanë treguar se Sara dhe Ledri, do të zhvendosen këto ditë në Gjermani, për ta lindur vogëlushen atje.

-Advertisement-

Gjermania është vendi ku Sara jeton prej vitesh, ndaj nuk dihet nëse pasi vogëlushja të vijë në jetë ato do të zhvendosen gjithmonë aty apo kjo është një zgjedhje e përkohshme.

Kujtojmë se sot në mbrëmje Ledri do të publikojë projektin e tij më të ri “Si baba”, që është një dedikim për vogëlushen e tij dhe surpriza ishte prania e Sarës në videoklip.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera