Rozë

Pa nisur emisioni largohet një konkurrent i “Dance With Me” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 31 August 2017

Ditën e djeshme produksioni i “Dance With Me” publikoi listën e plotë të konkurrentëve të këtij sezoni, ku shquheshin emrat si Fiori Dardha, Xheni dhe Bernardi, Xhensila Pere, Trim Jetullahu, Rovena Stefa, Iljard Shaba, Albi Sakaj, Linda Rei e të tjerë.

Ndërkohë që sot, revista “Class” ka publikuar edhe emrin e konkurrentit që do të kërcente me transgjonoren e njohur, Linda Rei. Bëhet fjalë për modelin dhe regjizorin, Donald Braho.

Duket se kjo nuk ka zgjatur shumë sepse Blitz.al ka mësuar ekskluzivisht se Donaldi nuk do të jetë pjesë e këtij kasti. Burime pranë konkurrentit dhe produksionit kanë treguar për Blitz.al se modeli ka mospërputhje fizike me Rein, gjë që ka çuar edhe në largimin e tij nga produksioni.

-Advertisement-

Nuk dihet akoma pse është zgjedhur largimi i Brahos dhe jo i Reit apo ndonjë kombinim tjetër konkurrentësh, por gjithsesi, duket se ky sezon i “Dance With Me” do të sjellë me të vërtetë surpriza.

Deri në shtator, kur do të startojë edhe DWM 4, na duhet të presim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera