Lajme

Osmani: Serbia e intersuar të bllokojë suksesin në dialog përmes bandave kriminale

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 06 January 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot deputetin David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm në hije i Partisë Laburiste në Mbretërinë  Bashkuar me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Serbinë, aspiratat e Kosovës për integrim dhe agresionin rus në Ukrainë.

Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e negociatave derisa po përballet me obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë.

Ajo potencoi se është me rëndësi që Mbretëria e Bashkuara ta vazhdojë trashëgiminë e saj të mbështetjes ndaj Kosovës jo vetëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe në intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

-Advertisement-

Osmani në këtë takim gjtihashtu ka thënë se interesimi i satelitit të Rusisë, Serbisë, për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, është më i madh se asnjëherë më parë, për shkak se Serbia është e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë e nëpërmjet bandave kriminale.

Prandaj, Presidentja Osmani shtoi se Kosova ka ende nevojë për mbështetjen e aleatëve sikurse Mbretëria e Bashkuar, në mënyrë që të bëhen hapa përpara në forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të pozitës ndërkombëtare si dhe në luftimin e tendencave destabilizisuese ruso-serbe.

Në veçanti, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, si prioritete imediate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera