Osmani priti në takim lamtumirës përfaqësuesen UNDP-së, Maria Suokko

Autori: Gazeta inFokus
16:46 | 23 June 2023
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesen rezidente të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, të cilën e falënderoi për angazhimin e saj përgjatë katër viteve të fundit në zbatimin e projekteve me në qendër të tyre mbështetjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se presidentja Osmani vlerësoi lartë kontributin e UNDP-së në mbështetjen e shumë programeve dhe projekteve në Kosovë, me theks të veçantë tek ato për gratë, rininë, mjedisin, ndryshimet klimatike dhe personat me nevoja të veçanta.
“Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirëfilltë ndërmjet Zyrës së Presidentes dhe UNDP-së gjatë edicionit të kaluar të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe nismës së mbjelljes së drurëve, nisma të cilat vazhdojnë edhe këtë vit”, thuhet në komunikatë.
Nga ana e saj, Suokko shprehu falënderimin e sinqertë për bashkëpunimin me presidenten Osmani dhe zyrën e saj dhe në të njëjtën kohë e njoftoi edhe për projektet e reja që priten të fillojnë të zbatohen gjatë muajve në vazhdim në Kosovë.

Të tjera
-
Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive
Kuvendi i Kosovës u mblodh sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të...
-
Donika Gërvalla eskalon ndaj opozitës: Nuk janë në mend, sinqerisht jo
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh përfaqësuese e partisë Guxo, Donika Gërva...
-
Cakolli i përgjigjet Dejona Mihalit: Çka kena faj që nuk i keni numrat
Eugen Cakolli nga KDI i është përgjigjur Dejona Mihalit të VV’së, pasi kjo e ...
-
Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ mbajnë konferencë për media nesër, një ditë para protestës
Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë” ka njoftuar se do të mbajë një konferencë...
-
Konflikti pas negociatave me Kurtin, Duda Balje shpërndan reagimin që thotë se Emilja Redzepi po i mohon boshnjakët e Gorës
Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, ka shpërndarë një reagim të disa aktivistëv...
-
Thaçi i VV-së e lëshon një “deklaratë”: Boshatisja e institucioneve i konvenon vetëm ter* oristëve të Kopaonikut
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka reagu...
-
Reagon Ambasadori britanik: Kosova urgjentisht ka nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reagua...
-
Kushtetuesja e Speciales merr vendim për ankesat e Salih Mustafës, disa ia shpall të papranueshme e disa ia rrëzon
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e Salih ...
-
OVL-UÇK reagon pas aktakuzës së ndryshuar ndaj Thaçit
OVL-UÇK në një reagim publik ka thënë se me shqetësim të thellë kanë ndjekur ...
-
Dejona Mihali vëzhgon gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në hollin e Kuvendit: Dëshirë e pazakontë për polemika
Dejona Mihali ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar qëndr...
-
Komuna e Prishtinës, banorëve: Pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që pagesat e faturave për s...
-
Arrestohet Dardan Molliqaj
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, është arrestuar so...