Uncategorized

Orkestra Simfonike e Vjenës kthehet në Kinë

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 01 June 2023

Orkestra Simfonike e Vjenës nisi turneun e saj në Kinë të hënën mbrëma me një performancë treditore në Qendrën Kombëtare për Artet Performuese (NCPA) në Pekin. Gjatë koncerteve, orkestra prezantoi audiencën e Pekinit me pjesë klasike të muzikantëve të famshëm, duke përfshirë Bethoven, Mozart dhe Brahms, bën të ditur “Xinhua”.

Shfaqjet sollën për herë të parë dirigjentin e famshëm hungarez Adam Fischer, si dhe virtuozin e violinës Julian Rachlin.

“Ne kemi ndier entuziazmin e audiencës kineze. Ata janë lloji i audiencës që dirigjentët dhe muzikantët nga e gjithë bota e presin me padurim”,- tha Jan Nast, administratori i orkestrës, gjatë një interviste.

Kjo është vizita e tretë e orkestrës në Kinë, pas atyre të mëparshme në vitet 2014 dhe 2017.

E themeluar në vitin 1900, Orkestra Simfonike e Vjenës është një nga përfaqësuesit e nivelit më të lartë të muzikës klasike në Austri.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera