Rozë

Orinda HUta shtatzënë? Moderatorja flet vetë!

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 24 December 2017

Fotot e publikuara sëfundmi në profilin e saj në ‘instagram’ kanë shtuar dyshimet e fansave për një shtatzëni të mundshme në jetën e nuses së re të ekranit shqiptar, Orinda Huta.

Pyetja që ngrenë të gjithë komentuesit lidhet me ardhjen në jetë të një fëmije dhe kjo pyetje, pa përgjigje deri tani, na bëri edhe ne t’i drejtohemi këngëtares dhe moderatores Orinda Huta me kuriozitetin për të mësuar më shumë.

“I kam marrë komentet më shumë si urime, se në fakt është efekti i fustanit. Kur të iki në palestër të martën do ia provoj që ishte thjesht ‘glitter effect’”, – tha Orinda në një prononcim për ‘revistawho.com’.

-Advertisement-

Artistja syshkruar lidhi kurorë në korrik të këtij viti me moderatorin e njohur Turjan Hyska, me të cilin bashkëjetonte prej disa vitesh. Aktualisht ajo drejton programin “Cover” në “Vizion Plus”. / revistawho.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera