Opinione

Obstruksionet nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 13 May 2019

Serbia duhët të largohët nga idea e vetngarkesës për tu marrë me çështjet/punët e huaja, sepse procesi i integrimit të Republikës së Kosovës në organizmat evropian, atlantik dhe ata nderkombëtarë janë çeshtje të një shteti fqinjë dhe të pavarur që nga viti 2008.

Vet fakti se vendi ynë është njohur nga 116 shtete të botës dhe i antarsuar në shumë mekanizma rajonal dhe nderkombëtar, duhët ti sjellë ndermend Serbisë se realiteti në Ballkanin Perëndimor ka ndërruar thellë nga viti 1999 kur Serbia dhe regjimi i saj ushqenin çasje dhune e sundimi, urrejtje, ndarje etnike dhe gjenocid mbi popullatën shqiptare shumicë në Kosovë.

Deklarimet e zyrtarëve të lartë serb se, Kosova paska qenë djep i Serbisë dhe Prizreni kryeqendra e saj para 7-800 viteve( deklarimet e fundit nga Daçiçi në Akademinë e Vjenës), janë të paverteta historike dhe sindrom i komplekseve të inferioritetit të kohës moderne.

-Advertisement-

Si nuk mësuan asnjëherë nga kjo metodë vajtimi, gjithëmonë duke fajsuar shqiptarët dhe asnjëherë pa e vënë gishin kokës për të kaluarën e tyre luftënxitëse?

Prandaj, kthjelluni sepse jemi në fillim të shek.21-të, dhe të dekadës se dytë të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Egoizmi i djeshëm dhe nxitja e urrejtjes për luftë( sikurse paradat e fundit ushtarake në Nish ) nuk janë mesazhe për fqinjësi të mirë mes shteteve.

Në vend se të denojnë gjenocidin dhe të ndahën nga ai, stimolojnë vrasësit e djeshëm dhe urdhërdhënësit e fushatave shfarosëse( Gjenerali i dënuar për krime lufte Llazareviç ishte prezent në paradë).

Përkundrazi, distancimi nga gjuha e dhunës dhe obstruksionet e vazhdueshme ndaj Kosovës duhët të marrin fund, dhe shembujt nga e kaluara e afërt( Intervenimi i NATO-s 1999), të ju sherbejnë si mësim për paqe dhe stabilitet në rajon dhe pertej saj.

Kosova dhe populli i saj janë te vendosur për të ruajtur vendin dhe ketë pjesë të Evropës.

Ne, në asnjë formë nuk mbeshtesim gjuhën e konflikteve, dhe as ushqejmë asnjë vullnet për luftë ndaj fqinjëve tanë. Por nëse dikush sulmon, guximi i shqiptarëve për liri dhe atdhe do të jetë e njejta pergjigje siç ka qenë nder shekuj.

Njohja nga Serbia e Republikës së Kosovës edhe pse është veprim i vonuar, megjithatë të ju sherbëj si një i hap shumë i qëlluar dhe kerkimfalje për viktimat dhe krimet tjera të okupimit dhe luftës në Kosovë.

Njekohësisht, vet Serbia do të e kishte më lehtë, sepse do të lirohëj nga barra që rëndon mbi popullin e saj, si pasojë e regjimeve përgjatë një shekulli, që në forma dhe etapa të ndryshme sunduan dhe dëmtuan shqiptarët në Kosovë dhe trevat tjera.

Pas kësaj, si kompromis në fund, Republika e Kosovës pastaj do ta njihte fqinjin e saj verior, Republikën e Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera