Lajme

Nushi për mostrat e Deharit: Gjetja e tyre aty ku janë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 11 March 2023

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas raportimeve se janë gjetura një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në gusht të vitit të kaluar.

Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se humbja e tyre ishte skandal shtetëor, mirëpo sipas tij gjetja e tyre në të njëjtin vend ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror.

“Nëse humbja e mostrave në rastin Dehari ishte skandal shtetëror, gjetja e tyre në të njëjtin vend ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror”, ka shkruar Nushi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera