Opinione

Nuk i shkëmbejmë tokat për hire të lirisë së lëvizjes!

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 13 December 2017

I jemi afruar fundit të vitit dhe ende janë disa qeshtje të cilat nuk kanë ndryshuar ende në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Nuk ka asnjë lajm të ri që 5 shtetet e BE, që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë atë. Zyrtarët e Be-së vazhdojnë të përsërisin çeshtjet e njëjta të cilat duhet të kryhen brenda Kosovës, dhe ndoshta çështjen më të rëndësishme qytetarët e Kosovës ende janë të izoluar dhe nuk mund të lëvizin në mënyrë të lirë brenda zonës Shengen.

Një vend që po i afrohet shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë dhe me gati 2 milion banorë, ka mbetur “vrima e zezë” e Ballkanit perëndimore, sa i përket lirisë së lëvizjes. Bisedimet për liberalizmin e vizave në mes të Kosovës dhe BE-se, kanë filluar që nga viti 2010 pa ndonjë rezultat.

-Advertisement-

Ajo se çfarë e benë qeshjen më të rendë është se Kosova e ka popullsinë më të re në Evropë por gjithashtu edhe shkallën më të lartë të papunësisë në Ballkan dhe në terë Evropën. Një fakt tjetër interesant është se, ne një hulumtim të bërë nga UNDP ka dalë se 94% e kosovare e përkrahin integrimin në BE. Të gjitha këto e bëjnë një proces të ndërlikuar të udhëhequr nga dy akte kryesore: BE, e cila vazhdon të luaj më standarde të dyfishta dhe qeveria e Kosovës, e cila është duke dështuar për ti kryer detyrat e sajë.
I gjithë procesi i kësaj telenovelë të liberalizimit të vizave është: demet e reputacionit Evropian në Kosovë si dhe politikanët Kosovarë të cilët mund të udhëtojnë ku të duan dhe qytetarët e Kosovës dukë mos mundur të udhëtojnë më larg se në shtetet fqinje.

Në maj të vitit 2016, Komisioni i Bashkimit Evropian vendosi që të largojë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por vetëm pasi që Kosova ti përmbushë dy kushte: ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, si dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ky ishte një lajm mahnitës për atë kohë: I vetmi problem ishte nëse Kosova do të ishte e guximshme mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sidoqoftë, askush nuk e ka menduar që problemi më i madh do të ishte kushti i parë, kushti teknik, demarkacioni me Malin e zi. Edhe pse është një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2015, asnjëherë nuk është ratifikuar.

Qeveria e Kosovës ne atë kohë dështoi që të bindë partitë opozitare dhe disa individë brenda qeverisë, që të ratifikojnë marrëveshjen. Gazë lot sjellës si dhe veprime të dhunshme kanë ndeshur brenda Parlamentit, e gjitha kjo vetëm që të mos ratifikohet marrëveshja për demarkacionin.

Dështimi për të gjetur një zgjidhje për ratifikim e demarkacionit, ishin arsyet pse qeverisja e Isa Mustafës dështoi. Deputetët e Kosovës, në maje votuan që të rrezojnë qeverisjen e Kryeministrit Isa Mustafa, për arsye mosbesimi, dhe i sollën zgjedhjet e jashtëzakonshme në qershore. Pas zgjedhjeve një marrëveshje në mes të PDK-së dhe Ramush Haradinaj i partisë AAK, arritën që Haradinaj të behët Kryeministër.

Mëgjithe atë, edhe tani qeveria e re është dukë I pasur të njëjtat problem në lidhje më ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion. Ironi këtu është se koalicioni është I drejtuar vetëm nga një anë, nga PDK, partia e cila është pro marrëveshjes që nga viti 2015, dhe në anën tjetër kemi AAK dhe NISMA, dy parti të cilat ishin të parat kundër marrëveshjes e tani janë në koalicion. Sa për situatën e tanishme, edhe Brenda kabinetit të Haradinajt ka ndarje sa i përket çështjes së demarkacionit. Ju mund vetëm të imagjinoni se si ndihët popullata.

Një tjetër hapë i nderrmarë nga qeveria Haradinaj ishte ndërrimi i komisionit të shtetit për çështjen mbi demarkacionin. Haradinaj beson se komisioni i kaluar nuk e ka kryer punën siç duhet, për ketë arsye ka krijuar një komision të ri, i udhëhequr nga ish deputeti i LDK-së, Shpetim Bulliqi. Bulliqaj edhe pse ishte deputet i koalicioni qeveritarë ne atë kohe, ishte kundër kësaj marrëveshje. Komisioni i ri erdhi më rezultatin e punës se tyre, duke konfirmuar atë që Kryeministri ka thënë se Kosova do të humbas 8000 hektar tokë nga kjo marrëveshje.

Gjatë kohës së fushatës elektorale në qershore, Haradinaj i premtojë qytetarëve të Kosovës se nëse ai behët kryeministër, Kosova do të përfitoj liberalizimin e vizave nga BE brenda tre muajve. Më shumë së tre muaj më vonë, liberalizimi shihet si diçka shumë e largët dhe Haradinaj tashmë e ka pranuar se kjo nuk mund të behët brenda një afati të caktuar. Sidoqoftë, brenda 3 muaj si Kryeministër ai ka arritur që të dërgojë marrëveshjen për demarkacionin në Kuvend, gjë të cilën ish kryeministri Mustafa nuk ka mundur ta bëjë për 20 muaj.

Megjithatë ajo se çfarë Haradinaj ka dërguar në Kuvend, është e njëjta marrëveshje e cila është nënshkruar nga Hashim Thaçi në vitin 2015. Ky aksion është komentuar në mënyra të ndryshme, por në fund të ditës është duke u konsideruar si lojë nga qeveria e Kosovës. Ose do të votohet nga deputetët gjë që dukët e vështirë nga ky pozicion ose do të rrezikojë qeverinë Haradinaj, apo në rastin më të keq deputetët do të votojnë kundër marrëveshjes dhe do të shtyej liberalizimin e vizave drejt ujerave të pa njohura.

Mali i Zi e ka bërë të qartë se demarkacioni me Kosovën është kryer që nga viti 2015 kur është nënshkruar për herë të parë. Bashkimi Evropian, në anën tjetër ka refuzuar të lëshojë ndonjë kompromis sa i përket kushteve të demarkacionit duke e bërë të qartë për institucionet e Kosovës, se ky do të jetë kusht deri sa të përmbushët.

Më në fund, Qeveria e Kosovës është dukë bërë përpjekje të dërgojë përpara ketë çështje por opsionet dukën shumë të limituara. E vetmja zgjidhje mund të gjendët brenda partive politike opozitare, të cilat kanë qenë kundër marrëveshjes që nga fillimi, dhe duhet gjetur një mënyrë për ti bindur për të votuar marrëveshjen për hire të liberalizimit të vizave. Por, kjo dukët e pa arritshme pasi që mund të ketë çmim të madhe politik, sidomos tani pasi që të gjitha partitë opozitare që kanë kundërshtuar marrëveshjen më Malin e Zi, i kanë fituar votat duke qenë kundër.

Në anën tjetër në kërkesat e BE-së kjo është hera e parë që BE vendosë të tilla kushte për liberalizimin e vizave. Kosova është rasti i parë që kushtet për demarkacionin janë kusht për liberalizimin e vizave.

Së pari, ne nuk jemi duke kërkuar të futemi në Bashkimin Evropian. Ne jemi duke kërkuar liri të lëvizjes në rënd të parë. E dyta, ka shtete Evropiane të anëtarësuara në Bashkimin Evropian që ende kane çështje të hapura më fqinjët e tyre sa i përket demarkacionit. Shtetet si Kroacia, Sllovenia, Republika Ceke dhe Gjermania ende nuk i kane zgjedhur këto probleme. E treta asnjë nga shtetet e Ballkanit perëndimorë nuk iu ka ekspozuar çështjes së demarkacionit përveç Kosova. Në fund, ka raste të tjera nga shtete të ndryshme, si rasti i Timorit lindore që ende e ka të hapur çështjen e demarkacionit me Australinë, shteti i cili ka marrur liberalizimin e vizave dhe liri lëvizje në zonën Shengen.
Me tutje, në mënyrë të çuditshme, BE ka vazhduar liberalizimin e vizave më shumë shtete të cilat kanë probleme të njëjta e mos më të mëdha se Kosova.

E para ishte Moldavia e cila mori liberalizimin e vizave në vitin 2014. Në vitin 2015, regjimi i vizave është hekur ne maj më Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe tash së fundi edhe me Kolumbinë dhe Perunë. Më në fund, Bashkimi Evropian i ka hekur vizat edhe për Ukrainën dhe Gjeorgjinë edhe pse asnjëra nga këto shtete nuk ka kontrolle të plotë në të gjithë territorin e tyre.

Pjesa më e madhe e qytetareve të Kosovës, kurrë nuk kanë pasur rastin të udhëtojnë në ndonjë nga vendet Evropiane, edhe pse shumë nga ta kanë familjarë të cilët jetojnë në zonën Shengen. Edhe më bizare është fakti i marrëveshjes se MSA-së, në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku shumë mundësi i janë dhenë studenteve, artisteve, bizismenëve, por prapë pa garantuar lirinë e lëvizës.

Ratifikimi i marrëveshjes së MSA-së, nga të dy palët BE dhe Kosova, reprezenton një moment historik, në rrugëtimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, nga pa mundësit për të udhëtuar në mënyrë të lirë në zonën Shengen, qytetarët e Kosovës do të përpjekën që të përfitojnë në të gjitha mundësitë që i ofron MSA. Në fakt, vet fakti që qytetarët e Kosovës mbetën të izoluar, do të jetë një pengesë e madhe në zbatimin e MSA-së.

Nuk ka asnjë shpresë që viti 2017, do të sjellë ndonjë lajm pozitiv për Kosovën, në rrugën e sajë drejt liberalizimit të vizave. Edhe nëse institucionet e Kosovës reagojnë në mënyrë të shpejtë dhe e miratojnë marrëveshjen e demarkacionit, lufta kundër korrupsionit ka mbetur ende për tu vërtetuar para BE-së. Vetëm pasi që të gjithë kriteret të përmbushën, Kosova do të jetë në gjendje të konsideroj liberalizimin e vizave.

Bashkimi Evropian dhe krerët e shtetit duhet të jenë shumë konstruktiv sa i përket kësaj teme pasi që vonesat e mëtutjeshme në proces mund të ketë ndikim në perceptimin e BE-së në mesin e kosovarëve, një komb i cili ka qenë gjithnjë pro Evropës.

Shkruan: Artan Murati

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera