Rozë

Nuk do të ketë dasmë, koronavirusi prish planet e martesës së ҫiftit të njohur të show bizzit

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 07 April 2020

Koronavirusi ia ka prishur planet për martesë ҫiftit të njohur të show bizzit.

Jennifer Lopez kishte planifikuar që të martohet këtë vit më të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.

Në emisionin “The Ellen DeGeneres Shoë”, ajo ka treguar se dita e dasmës së çiftit është prekur nga pandemia coronavirus.

-Advertisement-

“Në fakt, virusi ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”, ka thënë ajo.

Ellen gjithashtu e pyeti se si J.Lo dhe Alex po kujdesen për fëmijët e tyre që po mësojnë online. Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian.

“Unë i ndihmoj për detyrat e shtëpisë”, rrëfeu nëna e dy fëmijëve gjatë intervistës që u regjistrua jashtë shtëpisë së saj në Miami, aty po kalon ditët e karantinës.

Kujtojmë se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishin fejuar në mars të vitit 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera