Sport

Notat e futbollistëve: West Ham United 1-3 Liverpool, kështu u vlerësua Xherdan Shaqiri

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 31 January 2021

Liverpooli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te West Ham Unitedi me rezultat 3-1, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 21-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘The Reds’ i shënuan Mohamed Salah (57’ dhe 68’) dhe Georginio Wijnaldum (84’), kurse golin e vetëm për vendasit e realizoi Craig Dawson.

Pas përfundimit të takimit janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqitën në këtë ballafaqim.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili realizoi dy gola dhe u vlerësua me notën (8.9), kurse dështimi i kësaj sfide doli të jetë portieri i West Ham Unitedit, Lukasz Fabianski, i cili mori notën (5.8).

Në këtë takim për 69 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili asistoi te goli i dytë i Salahut dhe u vlerësua më notën (7.5).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve, të cilët patën minuta në këtë përballje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera