Lajme

N’Konak vjen në termin të ri e mysafir special

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 18 October 2019

Emisioni N’Konak i Gazetës inFokus, nga sonte vjen në termin të ri dhe mysafir të veçantë në Radio Televizionin Dukagjini.

Ndryshe nga deri më tani, emisioni do të transmetohet çdo të premte nga ora 23:00 ndërsa repriza e emisionit do të jetë çdo të shtunë në ora 14:45 minuta.

Këtë javë mysafir N’Konak me Kosovë Gjocin do të jetë afaristi më i përfolur në Kosovë, i cili për një kohë krahas biznesit e provoi edhe politikën.

-Advertisement-

Pronari i kompanisë ELKOS, Ramiz Kelmendi për herë të parë rrëfen histori të pa thëna nga fëmijëria, jeta private, biznesi e politika.

Ai tregon se si e bëri milionin e parë, sçaron bashkëpunimin me Serbinë e shpalosë detaje të angazhimit të tij në luftën e fundit në Kosovë.

Si ka qenë rinia e Ramiz Kelmendit? Çfarë ka studiuar, e cila ka qenë puna e tij e parë? Janë vetëm disa nga temat për të cilat Kelmendi rrëfehet N’Konak.

Ekskluzivisht në këtë emision ai tregon për momentin më të vështirë e më të sikletshëm në karrierën e tij afariste.

A ia ka parë më shumë hairin a sherrin politikës? Këtë përgjigje mund ta merreni sonte nga ora 23:00 në faqen zyrtare të Gazetës inFokus dhe në RTV Dukagjini.

Përveç kësaj ai tregon edhe përse i kai ndrruar shpesh partitë politike dhe si i trajton punëtorët. Si dhe do të mësoni se sa i pasur është Ramiz Kelemendi? Nga çka frikohet e a ua ka ndarë pasurinë fëmijëve barabar apo sipas angazhimit e meritave?

Këto, por, edhe shumë të tjera, për herë të parë do të mund ti dëgjoni nga vet Ramiz Kelmendi, këtë të premte, në ora 23:00, vetëm në Gazeta inFokus dhe RTV Dukagjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera