Njerëzit e LVV-së që u përfshinë në afera e skandale korruptive
Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 14 July 2023
Të premten e 14 korrikut, kryeshefi i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”, njëherësh ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicë nga Lëvizja Vetëvendosje, Faruk Mujka dhe ish-drejtori i Kadastrit në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj, janë vënë nën pranga në një operacion të mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale.
Sipas kësaj prokurorie, Muzliukaj dhe Mujka janë të dyshuar për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe pas bastisjes në dy lokacione, në njërin prej tyre u gjetën dhe u sekuestruan 60 mijë euro.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Gjithashtu, ky institucion ka bërë të ditur se Mujka dhe Muzliukaj janë dërguar në mbajte për 48 orë, shkruan Gazeta Infokus.
Mirëpo, ky nuk është rasti i parë kur pjesëtarët e apo edhe personat e afërt me partinë në pushtet, janë traget i hetimeve për afera korruptive.
Skandali i Martin Berishajt
Një rast i cili bëri bujë mediatike, jo vetëm në Kosovë por edhe në Slloveni është skandali financiar ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kujtojmë se më 21 prill 2022, mediumi slloven “Planet TV” raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e ka titulluar si skandal të madh financiar.
Sipas këtij mediumi, ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi.
Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.
Përkundër këtyre raportimeve, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kishte mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.
Edhe pas këtyre akuzave për përfshirje në skandal financiar, Martin Berishaj, vazhdon ta ushtrojë detyrën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
Arrestimi i Nagip Krasniqit
Rasti tjetër i cili bëri bujë në mediat vendore ishte arrestimi i ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, të cilit iu vendosën prangat më 19 prill të viti 2023.
Sipas Prokurorisë Speciale, drejtuesi i Komitetit për Energji në LVV dhe ish-kryeshefi i KEK-ut, dyshohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe konflikt interesi.
Pas arrestimit, Gjykata Themelore e Prishtinës ia caktoi Krasniqit masën e paraburgimit prej një muaji, me kërkesë të Prokurorisë.
Ndërkaq më 19 maj 2023, Krasniqit i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, masë nën të cilën ndodhet ai aktualisht.
Arrestimi i Berat Lahut
Rastet e arrestimit të pjesëtarëve të LVV-së nuk mbarojnë me kaq. Në shtator të vitit 2022, asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Berat Lahu, u arrestua Nga Policia e Kosovës në rastin “Brezovica”
Lahu i cili është edhe dhëndri i ministrit Liburn Aliu, dyshohej për dy vepra penale “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Pas arrestimit, LVV suspendoi asamblistin e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Ndërkaq, pas dy muajsh paraburgim përkatësisht në nëntor të vitit 2022, Lahut i është ndërprerë masa e paraburgimit për arsye shëndetësore.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Pejë aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë që Lahut t’i caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, në këtë rast të pandehurve dhe dëshmitarëve të rastit “Brezovica”.
Arrestimi i Liridon Fandaj
Një tjetër asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, kësaj radhe në Komunën e Suharekës, ra nën prangat e Policisë së Kosovës.
Ishte asamblisti Liridon Fandaj, i cili u arrestua në qershor të vitit 2022, e që dyshohej për keqpërdorime të subvencioneve në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë.
Pas arrestimi partia të cilës i përkiste Fandaj, mori vendim që të pezullojë nga anëtarësia atë.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve për Fandaj dhe për gjashtë të dyshuarit e tjerë në këtë rast. Kurse, ndaj pesë të dyshuarve të tjerë në rastin e “Subvencioneve” prokuroria kërkoi masën e arrestit shtëpiak.
Rasti i Mirsad Shkretës
E një rast tjetër i cili ngre dyshime është vjedhja e 50 mijë eurove cash të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.
Ne qershor të vitit 2022 deputeti i partisë më të madhe në vend raportoi në polici paratë janë vjedhur në banesën e tij.
Mirëpo, ajo që ngrit dyshime në këtë mes është se në raportin për deklarimin e pasurisë të dorëzuar në mars të vitit 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsion, përkatësisht në tabelën ku tregohet se sa para të mbajtura në institucione financiare ka deputeti Shkreta, nuk figurojnë paratë që pretendohet se janë vjedhur.
/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...