Lajme

Një vit në krye të ambasadës amerikane, Hovenier: Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të mbështetur Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 10 January 2023

Një vit më parë, 10 janar 2022, Jeff Hovenier zyrtarisht ka pranuar detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Atë ditë ai ia pati dorëzuar kredencialet presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

E në përvjetorin e parë në krye të ambasadës, Hovenier ka thënë se ndihet krenar që është pjesë e përpjekjeve amerikane gjatë dekadave për ta mbështetur Kosovën.

“Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për ta mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i SHBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë”.

-Advertisement-

“Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar ai në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera