Lajme

Një vajzë raporton në polici dhunimin në një motel në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 15 September 2022

Një vajzë ka raportuar në polici se para katër viteve ishte mashtruar dhe joshur me para nga i dyshuari mashkull kosovar dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel.

Po ashtu, sipas saj, ajo është keqpërdorur seksualisht nga personi i njëjtë edhe para dy muajsh.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Ferizaj-Prishtinë NN-NN. Me 14.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër viteve ishte mashtruar duke e joshur me para nga i dyshuari mashkull kosovar dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel, ndërsa para dy muajve sipas saj kishte ndodhur një gjë e tillë (dyshohet të se është keqpërdorur seksualisht) nga i njëjti. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera