Lajme

Një semestër studime, shëtitje dhe miqësi të reja

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 08 March 2018

Kristofor Shala, është studenti i Kolegjit Universum, i cili sapo është kthyer nga Gjermania, ku ka studiuar një semestër me bursë të plotë nga Kolegji Universum. Në një intervistë, ai tregoi për gjithë eksperiencën e tij gjatë këtij semestri në Universitetin “Hoshchule Ludwigshafen University of Applied Sciences” të Gjermanisë.

Në mesin e studimeve në Kolegjin Universum, u gjeta në radhë për check-in në aeroportin e  Prishtinës “Adem Jashari”, ndryshe nga herat tjera, kësaj radhe si  “udhëtar”. Kjo të bënë të veçantë në një shoqëri ku liria e lëvizjes për te rinjtë  akoma nuk shijohet. Për këtë risi në jetën time u jam mirënjohës stafit të Kolegjit që pas shumë diskutimeve më bindën që të  aplikoj për shkëmbim semestral në kuadër të Projektit Erasmus+ në njërën nga 30 universitetet evropiane me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Pas një muaji mora përgjigje pozitive nga University of Applied Sciences Ludwigshafen në Gjermani. Ishte një arsye e mjaftueshme që  vetëm  pas një muaji u  gjenda në një amfiteatër me studentë ndërkombetarë, italianë, francezë, bullgarë etj.

Studentët gjermanë ishin fiks ashtu siç i kisha menduar: të disciplinuar dhe serioz në studime e në të njejtën kohë mikpritës dhe bashkëpuntorë me ne studentët e huaj. Kështu për vetëm disa ditë  ritmi i Universitetit Ludwigshaffen filloj të më brendësohej. Në punimet e mija u përfshinë kolegë te mi të kulturave dhe kombësive të ndryshme. Po ashtu komunikimi ne gjuhën angleze i praktikuar vetëm gjatë ligjëratave në Kosovë filloi të përmirësohej dukshëm dhe jo vetëm kaq. Unë po ashtu vijova dhe një kurs të gjuhës gjermane.

-Advertisement-

Megjithatë,pjesa më e bukur ishin shëtitjet dhe miqësitë e reja. I mësuar që jeta ka një rutinë të pashkruar por që vepron ngjashem çdo ditë siç është  shtëpi – shkollë – kafe –termin futbolli dhe prapë shtëpi, tani gjendesha në vendlindjen e ish – kancelarit Helmut Kohl. Po krijoja miqësi të reja, jeta ime studentore po përjetonte ndryshime nëpërmjet sfidave të reja dhe cdo fundjave ishte  eksplorim i qyteteve të ndryshme nga Ludwigshaffen në Cyrrih, e nga Cyrrihu në Paris.

Ndoshta pikërisht tani arsyeja që më shtynë që  në të ardhmen të studioj në këtë mënyrë përsëri dhe pse jo ta shoh veten duke ndërtuar karrierën time jashtë vendit është Erasmus+. Përfundimisht ka qenë një eksperiencë e paharrueshme dhe i inkuraroj të gjithë studentët të punojnë shumë dhe t’i përcjellin të gjitha mundësitë që ofron Kolegji Universum e të cilat ndonjëherë mund të lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë.

Deri më tani, 47 studentë të Kolegjit Universum, niveli #Bachelor dhe #Master janë dërguar për studime në universitetet më të mira të Evropës. Secili studentë përfiton shkollim falas, 800 euro kompzim mujor dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Për më shumë informata na kontaktoni ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në në +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera