Lajme

Një i vrarë dhe 30 të plagosur në një aksident treni në Holandë

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 04 April 2023

Të paktën një person u vra dhe 30 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, kur një tren pasagjerësh që transportonte rreth 50 persona doli nga shinat dhe goditi pajisjet e ndërtimit në shina, thanë shërbimet holandeze të emergjencës.

Ekipet e shpëtimit u panë duke i larguar të plagosurit në orët e para të mëngjesit nga vendi i aksidentit në Voorschoten, një fshat afër Hagës.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:25.

-Advertisement-

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se 19 persona u dërguan në spital, ndërsa të tjerët po trajtoheshin në vend.

Përmes një postimi në Twitter, nga hekurudhat holandeze u tha se trenat midis Leiden dhe pjesëve të Hagës anuluan qarkullimin për shkak të aksidentit, raporton BBC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera