Lajme

Një burrë nervozohet që iu anulua fluturimi, sulmon policin në aeroport

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 01 January 2023

Një burrë është arrestuar të shtunën në aeroportin e Prishtinës, pasi që i njëjti kishte sulmuar sigurimin pastaj edhe një zyrtar policor.

Policia bënë të ditur se shkak i kësaj ishte nervoza e tij, pasi që iu kishte anuluar fluturimi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi –fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor.”, njofton policia.

-Advertisement-

PK bënë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera