Nis takimi i presidentes me përfaqësuesit e subjekteve politike

Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 14 November 2022
Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e subjekteve politike, të cilët do të konsultohen për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Takimi ishte paralajmëruar të nisë në orën 14:00.
Katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, si vazhdimësi e veprimeve të Listës Serbe e cila po kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Ky veprim i ka hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna meqë sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, mandati i çdo kryetari të komunës merr fund me dorëheqjen e tij.
Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.
Dorëheqjet, që u bënë më 5 e 6 nëntor, janë dorëzuar më pas edhe në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Pas konsultimit me partitë politike, presidentja Osmani pritet ta shpall datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.

Të tjera
-
Inspektorati në Mitrovicën Veriore vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka nisur veprimet për li...
-
Dy të mitur kapen me ar*më dhe shufër metalike në Ferizaj
Në kuadër të planit operativ “Stop Droga në Shkolla”, Policia e Kosovës ka nd...
-
Ngërçi politik, Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ofruar gatishmëri për konsultime me li...
-
Krasniqi pret drejtuesit e OVL-së: E kanë mbështetjen e plotë të PDK-së për kërkesat e tyre
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e kryesisë, Jakup Nurën...
-
Osmani pas homazheve në Vatikan: Shprehëm respektin e qytetarëve për paqe
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruajtur për homazhet që i bëri sot në bazilikë...
-
Osmani dhe Begaj bëjnë homazhe për Papën në Vatikan përkrah katër përfaqësuesve të feve
Presidenca e Shqipërisë ka bërë të ditur se Bajram Begaj dhe presidentja e Ko...
-
Lirohet nga akuza për terro*rizëm, Hadi Nura
Është liruar nga akuza për terrorizëm i akuzuari për Hadi Nura, pasi që nuk ë...
-
Caktohen gjyqtarët që do të vendosin mbi kërkesën e Mustafës në Kushtetuese kundër vendimit përfundimtar të Supremes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë janë caktuar gjyqtaret e ...
-
KDI: Presidentja t’i thërrasë liderët e partive në takim për të diskutuar zgjidhjen
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas dështimit për herë të gja...
-
KQZ: Të hënën përfundon afati për partitë që të deklarojnë shpenzimet në fushatë
E hëna e 28 prillit është afati i fundit kur subjektet politike janë të oblig...
-
Su*lmi ndaj futbollistit 15 vjeçar, Belgin Jasharit vetëm se ishte pjesë e komunitetit ashkali, ”Është një plagë që duhet ta shërojmë si shoqëri”
Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 pri...
-
Duda Balje padit Sadri Ramabajën që tha se ajo ishte “takuar me Radoiçiqin”: Shpresoj të më ruhet imazhi
Deputetja Duda Balje ka paditur për shpifje analistin Sadri Ramabaja për dekl...