Lajme

Rizvanolli pyetet për shkarkimin e kryeshefit të KOSTT-it, kjo është përgjigja e saj

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 25 April 2025

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka refuzuar të komentojë shkarkimin e Evetar Zeqirit nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, pas dyshimeve për keqpërdorime dhe shkelje të mundshme ligjore, shkruan Gazeta Infokus.

Zeqiri u shkarkua më 24 prill nga Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, një ditë pas debatit publik në emisionin “Debat Plus”, ku u ngritën dyshime për përfshirjen e kompanive energjetike me aktivitete të dyshimta që, sipas raportimeve, kishin bashkëpunuar me KOSTT-in dhe KEK-un.

E pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Rizvanolli u shpreh shkurt: “Nuk jap deklarata në rrugë.”

-Advertisement-

Ministria e Ekonomisë ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar për shkarkimin dhe akuzat që lidhen me menaxhimin e ndërmarrjeve energjetike publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera