Lajme

Su*lmi ndaj futbollistit 15 vjeçar, Belgin Jasharit vetëm se ishte pjesë e komunitetit ashkali, ”Është një plagë që duhet ta shërojmë si shoqëri”

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 25 April 2025

Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti ishte sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit, shkruan Gazeta Infokus.

Sulmi ndaj Jasharit, sipas klubit, ishte i motivuar nga përkatësia etnike e lojtarit si pjesëtar i komunitetit Ashkali.

E për këtë sulm ka reaguar edhe gazetarja e mediumit publik, Valdete Osmani, e cila kishte realizuar dokumentaritn “Ëndrra drejt Lavdisë”, e ku si Jashari ishte pjesë aty.

-Advertisement-

Osmani thotë se Jashari ishte një ndër personazhet më frymëzuese.

Ajo tha se kjo që ka ndodhur me Belginin nuk është një rast i izoluar apo që ndodh rrallë ne mesin tonë por është një plagë që duhet të e shërojmë si shoqëri, e një thirrje për ndërgjegje.

“Belgin Jashari, nje djale i mrekullueshem nga Fushe Kosova. Futbollist, plot energji e pasion, dhe nje nga personazhet me frymezues te dokumentarit “Endrra drejt lavdise”, qenka sulmuar FIZIKISHT nga nje prind! Jo per ndonje arsye tjeter, por vetem sepse vjen nga nje prej tri komuniteteve me te margjinalizuara ne vendin tone. Varferia ne mesin e tyre nuk njeh kufij. Me besomni! Por as guximi dhe shpirti i tyre. Si gazetare e terrenit, prej vitesh i kam ndjekur dhe perjtuar jeten e perditshme te ashkalinjteve, romeve dhe egjiptianeve.  Kam pare dhe prekur nga afer varferine e tyre  extreme,  dhimbjen, semundjen dhe endrrat e tyre mbi te gjitha…luften e perditshme per dinjitet dhe jete. Kjo qe paska ndodhur me Belginin, NUK eshte nje rast i izoluar. NUK eshte incident qe rralle ndodh ne mesin tone.  Eshte nje plage qe duhet ta sherojme si shoqeri. Eshte nje thirrje per ndergjegje. Askush nuk lind me urrejtje. Dashnia, pranimi dhe dinjiteti do te duhej te ishin mjetet tona per ndryshim”, ka shkruar gazetarja Osmani.

Ndryshe për sulmin nga Belgin Jasharit ka reaguar edhe Rrjeti i OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe Luftimin e Diskriminimit Etnik.

Në deklaratën publike, Rrjeti dënon ashpër këtë akt të papranueshëm dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga ana e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës dhe nga të gjitha organet kompetente që kanë për detyrë garantimin e sigurisë dhe barazisë në sport./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera