Hoti: Qeveria shkel ligjin, nuk e miraton brenda afatit buxhetin për vitin e ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus
11:27 | 01 November 2026
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka shkelur ligjin duke mos e miratuar brenda afatit ligjor, buxhetin për vitin e ardhshëm.
Në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, Hoti ka thënë se mbetet e paqartë se si do të shqyrtojë Kuvendi i Kosovës procedurat për projektbuxhetin.
“Neni 22 i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike e obligon Qeverinë që t’ia dorëzojë Kuvendit të Kosovës projektbuxhetin për vitin e ardhshëm buxhetor jo më vonë se 31 tetor. Sot është 1 nëntor. Projektbuxheti në Qeveri nuk është miratuar ende. Me këtë, Qeveria po shkel afatin e përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. Është e paqartë se si Kuvendi do të shqyrtojë në procedura kuvendore një projektbuxhet që i dorëzohet Kuvendit pas afatit ligjor.”, ka shkruar Hoti.
Deputeti i LDK-së ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
“Edhe në kohë zgjedhjesh, me Qeveri në detyrë, projektbuxheti është miratuar dhe dorëzuar në Kuvend në përputhje me afatet dhe kërkesat ligjore.”, ka thënë ai.
Sipas tij, shkeljet ligjore e kushtetuese janë bërë praktikë në këto vite të qeverisjes së VV-së dhe partnerëve të saj.
“Dhjetëra ligje janë shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Qeveria dhe Presidenca kanë kryer shkelje të vazhdueshme kushtetuese përmes shkarkimit ose mos-emërimit të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës u themelua përtej afatit kushtetues. Kryeministri nuk u përgjigjet organeve të drejtësisë. Kryeministri e ministrat kanë shkelur aktgjykimin e Gjykatës Supreme duke ushtruar detyrën e anëtarit të qeverisë dhe të deputetit njëkohësisht.”, ka përfunduar Hoti.

T� tjera
-
Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Ishte brezi i parë i UÇK-së
Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazit...
-
Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është pu...
-
“Për ju është rutinë, për mua është jetë” -Natyra Kuçi publikon letrën prekëse të Arlinda Zekajt drejtuar Migjen Kastratit
Natyra Kuçi ka publikuar një letër të Arlinda Sylaj Zekajt, gruas që u vra më...
-
Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër, siç ka th...
-
Protestat në Tiranë: Prangosen gjashtë persona, dy të tjerë në kërkim
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, nën dyshime...
-
Protestat në Tiranë, Rama përsërit ftesën për dialog
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me st...
-
Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00
Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim...
-
Parashikimi i motit për sot
Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lok...
-
Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera
Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës,...
-
Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një mbledhje sot....
-
7 raste të reja të dhunës në familje raportohen në polici: Gra të sulmuara e të kanosura nga bashkëshortët dhe familjarët
Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë. Sipas rap...
-
Sërish sot protestë në Prishtinë, vazhdojnë kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kë...
































