“Për ju është rutinë, për mua është jetë” -Natyra Kuçi publikon letrën prekëse të Arlinda Zekajt drejtuar Migjen Kastratit
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 01 November 2026
Natyra Kuçi ka publikuar një letër të Arlinda Sylaj Zekajt, gruas që u vra më 25 tetor në Pejë, përmes së cilës ajo kishte kërkuar mbrojtje për veten dhe fëmijën e saj.
Letra, e datës 7 shtator 2026, i ishte drejtuar Migjen Kastratit dhe përmbante një kërkesë urgjente për caktimin e urdhrit të mbrojtjes dhe vendosjen e fëmijës nën kujdestarinë e saj.
“I panderuar Migjen Kastrati! Kjo ishte vetëm njëra prej lutjeve të Arlindës për ty”, ka shkruar Kuçi në reagimin e saj në Facebook.
Në letrën e publikuar, Arlinda kishte përshkruar rrezikun me të cilin po përballej, duke kërkuar që rasti i saj të trajtohej me urgjencë.
“Shkruaj si një grua që tani po e ndien rrezikun për jetën e vet, ashtu dhe për jetën e fëmijës që nuk e di ku e kam”, thuhet në letër.
Ajo kishte kërkuar që t’i kushtoheshin vetëm pak minuta nga koha e zyrtarit për të marrë një vendim që, sipas saj, ishte jetik.
“Lutem shumë, gjejë pak minuta nga koha juaj e ngarkuar, për të caktuar urdhrin mbrojtës dhe caktimin e fëmijës në kujdestarinë e në shtëpinë ku kam dhënë gjithçka që kam pasur”, kishte shkruar Arlinda.
Por, pjesa më tronditëse e letrës është fjalia me të cilën ajo e përmbyll kërkesën e saj:
“Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë.”
Publikimi i kësaj letre vjen pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt, rast që ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.
Letra dëshmon se Arlinda kishte paralajmëruar rrezikun për jetën e saj dhe kishte kërkuar ndërhyrje për mbrojtje, ndërsa mbetet të sqarohet se çfarë veprimesh janë ndërmarrë nga institucionet pas pranimit të kësaj kërkese.
Në reagimin e saj, Kuçi ka përdorur edhe hashtagun #dorëheqje, duke shprehur kështu kërkesën për përgjegjësi lidhur me rastin.

T� tjera
-
Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Ishte brezi i parë i UÇK-së
Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazit...
-
Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është pu...
-
Hoti: Qeveria shkel ligjin, nuk e miraton brenda afatit buxhetin për vitin e ardhshëm
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka ...
-
Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër, siç ka th...
-
Protestat në Tiranë: Prangosen gjashtë persona, dy të tjerë në kërkim
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, nën dyshime...
-
Protestat në Tiranë, Rama përsërit ftesën për dialog
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me st...
-
Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00
Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim...
-
Parashikimi i motit për sot
Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lok...
-
Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera
Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës,...
-
Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një mbledhje sot....
-
7 raste të reja të dhunës në familje raportohen në polici: Gra të sulmuara e të kanosura nga bashkëshortët dhe familjarët
Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë. Sipas rap...
-
Sërish sot protestë në Prishtinë, vazhdojnë kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kë...

































