Lajme

Nasim Haradinaj thumbon deputetët: Janë të zënë me luftëra politike, qytetarët ta kenë krejt fokusin te Specialja

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 25 April 2025

Nasim Haradinaj thumbon deputetët: Janë të zënë me luftëra politike, qytetarët ta kenë krejt fokusin te Specialja

Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së tha se qytetarët e Kosovës muajt e ardhshëm duhet ta kenë fokusin te Gjykata Speciale.

Sipas tij, qytetarët këtë duhet ta bëjnë meqë ata që e kanë “detyrim ligjor janë të zënë me luftëra politike”, duke iu referuar bllokadës në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

“Meqë ata që e kanë detyrim ligjor janë të zënë me luftëra politike, i lus krejt qytetarët e Kosovës që në muajt e ardhshëm krejt fokusin ta kenë te Gjykata Speciale.

Ai tha se presioni qytetar duhet të jetë i madh-që te këtë një përfundim sa më të shpejtë të këtij procesi “që ky proces të jetë fer dhe i paanshëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera