Lajme

Osmani pas homazheve në Vatikan: Shprehëm respektin e qytetarëve për paqe

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 25 April 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruajtur për homazhet që i bëri sot në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me homologun shqiptar, Bajram Begaj, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka  thënë se se homazhet ishin për të nderuar Papa Françeskun.

“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, u shpreh Osmani.

-Advertisement-

Gjithashtu, Osmani dhe Begaj gjatë homazheve shoqëroheshin nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera