Lajme

Bahtiri i dha biberonin me qumësht në Kuvend, Paris Guri i përgjigjet: As kjo s’i paska 61

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 25 April 2025

Seanca e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me një moment  mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, dhe deputetit të LDK-së, Paris Guri, shkruan Gazeta Infokus.

Pak ditë më parë, Guri kishte deklaruar me ironi se do të votonte për kryetar të Kuvendit vetëm Agim Bahtirin, nëse Vetëvendosje do ta propozonte. Ky koment duket se nuk i ka pëlqyer Bahtirit, i cili sot reagoi në mënyrë simbolike.

Gjatë seancës, Bahtiri iu afrua Gurit dhe i dorëzoi një biberon me qumësht, veprim që u interpretua si përgjigje ndaj deklaratës ironike të deputetit të LDK-së.

-Advertisement-

Pas këtij gjesti, Guri ka reaguar sërish në Facebook, duke vazhduar ironinë me situatën politike dhe mungesën e votave të Vetëvendosjes për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

“As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën,” ka shkruar Guri, duke publikuar një fotografi të shishes së qumështit që mori nga Bahtiri.

Agim Bahtiri ia çoi biberonin me qumësht për fëmijë Paris Gurit të LDK-së, pasi largohet ai ia kthen “e harrove këtu”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera