Rozë

Ngacmohet nga shokët e klasës, 16-vjeçarja vret veten

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 18 July 2017

Një 16-vjeçare ka vendosur të vrasë veten duke u varur në ambientet e shkollës pasi ishte ngacmuar dhe tallur vazhdimisht në shkollë, nga shokët e klasës.

Dagmara Przybysz, e cila ka lindur në Poloni dhe ndiqte Akademinë e Pishinave(Shkollë profesionale noti), u gjet e vdekur në një tualet.

Një nga mësuesit  tha se kishte folur disa herë më të parë se të vdiste, por se ajo kurrë nuk i kishte përmendur ndonjë problem racizmi.

-Advertisement-

Prindërit e vajzës, Jedrzej dhe Eëelina Przybysz, rrëfyen nga ana tjetër se e bija u kishte thënë se një vajzë tjetër e ngacmonte gjithmonë dhe se dëgjonte njerëzit rreth saj që e thërrisnin “budallaqe”.

12 muaj para se të vetëvritej, e reja kishte thënë prindërve se ajo “nuk i përkiste këtij vendi”

Nëna e saj insistoi se problemi më të madh i vajzës së saj ” ishte ngacmimi dhe bullizmi”.

I dashuri i saj tha gjithashtu se ajo i kishte përmendur se nxënësit që bënin komente “të tmerrshme” për kombësinë e saj dhe duke e tallur në klasë dhe korridore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera