Lajme

Nga zyra e Osmanit iu shkon një goditje ndërkomëbtarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 04 February 2023

Këshilltarja kryesore për komunikim të presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari ka reaguar pas zhvillimeve që kanë ndodhur në Kuvendin e Serbisë e ku kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq akuzonte opozitën serbe se pse i kishin lëshuar shqiptarët e Kosovës nga burgu përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti,

Miftari ka bërë edhe një goditje ndaj komunitetit ndërkombëtar, të cilët po e shohin Vuçiqin si “palë konstruktive” pas zhvillimeve të fundit në kuadër të procesit të dialogut, duke thënë se pavarësisht përpjekjeve për të “lustruar” të kaluarën e Aleksander Vuçiqit dhe për ta paraqitur atë si konstruktiv “ai [Vuçiqi] gjithmonë e zbulon veten e tij të vërtetë”

Ajo ka bashkëngjitur edhe videon kur Vuçiq flet për të burgosurit kosovarë që ishin liruar, shkruan Express.

-Advertisement-

“Këtu ai po vajton parlamentin dhe po ankohet për lirimin e të burgosurve të torturuar kosovarë të luftës, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës”, ka shkruar Miftari.

Në fund ajo e ka quajtur Vuçiqin si një “qenie njerëzore të poshtër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera