Lajme

Nga PDK tregojnë përfundimisht nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 03 April 2021

Sot në orën 15:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku më pas pritet të caktohet edhe seanca për votimin e presidentes.

Kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentes është Vjosa Osmani.

Media e ka kontaktuar shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirin, për ta pyetur nëse PDK do të votojë për ta bërë Vjosa Osmanin për presidente.

-Advertisement-

Ndërsa ai ka thënë se qëndrimet e PDK-së janë të qarta lidhur me këtë çështje.

“Qëndrimet e PDK-së janë të qarta sa i përket kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente. PDK nuk e voton atë. Për çështje tjera ju njoftojmë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit”. /BS/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera