Sport

Neymar nuk është në mesin e 10 kandidatëve për çmimin lojtari më i mirë i FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 24 July 2018

Janë mësuar emrat e 10 kandidatëve që do të garojnë për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s nga një juri që përbëhet nga legjenda të futbollit, por në mesin e tyre për habi nuk është braziliani Neymar.

Neymar, i cili e fitoi titullin dhe kupën e Ligë 1 në Francë me PSG-në, e humbi shumicën e pjesës së dytë të sezonit që lamë pas si pasojë e një lëndimi të rëndë. Ai arriti deri në çerekfinale të Kupës së Botës  2018 në Rusi, ku u mposht nga Belgjika.

Por, Neymar do ta mbajë mend këtë Botëror për akuzat e rënda me të cilët u përball nga shumë për shkak të simulimeve.

Ndërkohë, 10 lojtarët që do të garojnë për më të mirin e FIFA-s janë: Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Harry Kane, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Luka Modric, Mohamed Salah, Raphael Varane.

-Advertisement-

Ky do të jetë edicioni i tretë i këtij çmimi, me blerjen e re të Juventusit, Cristiano Ronaldo, që i ka fituar të dy më 2016 dhe 2017, si lojtar i Real Madridit.

Leo Messi, i cili e ka fituar titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit, si dhe Këpucën e Artë, me Barcelonën, do të kërkojë ta fitojë këtë çmim këtë vit.

Mbappe, Salah, Kane, Varane dhe Hazard debutojnë në këtë listë.

Juria që do ta zgjedhë më të mirin përbëhet nga Ronaldo Nazario, Fabio Capello, Kaka, Didier Drogba, Frank Lampard, Lothar Matthaus, Alessandro Nesta, Carlos Alberto Parreira, Emmanuel Amunike, Sami Al-Jaber, Cha Bum-kun, Andy Roxburgh and Wynton Rufer.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera