“Nëse Messi nuk meritoka “Topin e Artë”, unë nuk marr vesh nga futbolli”
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 22 January 2019
Mbrojtësi i Atletico Madrid, Filipe Luis, ka “peshuar” debatin e “Topit të Artë” për vitin 2018, duke këmbëngulur se Lionel Messi duhet ta fitonte këtë çmimin përpara Luka Modric.
Fitimi i Ligës së Kampionëve dhe arritja në finale të Kupës së Botës e panë kapitenin e Kroacisë triumfues, me Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann në vendin e dytë e të tretë, respektivisht. Kylian Mbappe u rendit i katërti, ndërsa ylli argjentinas i Barcelonës, i pesti.
Megjithatë, Filipe Luis, pavarësisht se luan për një rival të drejtpërdrejtë të Barcelonës në La Liga, beson se falë asaj që ka dhënë Messi në vitin 2018, si në pjesën më të madhe të karrierës së tij, duhet ta kishte vendin i pari në podium.
“Kur hyj në fushë, misioni im është të mos i lejoj kundërshtarët të bëjnë asgjë, qoftë Messi, apo ndonjë lojtar tjetër, – tha braziliani në një intervistë me “Globoesporte”.
– Sidoqoftë, pas kaq vitesh, shoh një lojtar që e ridimensionon veten, vitet kalojnë dhe ai bëhet më i mirë. Ky është Leo Messi. Papritmas, dëgjoj se ai nuk e meritoka ta fitojë “Topin e Artë”, sepse paska pasur një sezon të keq më 2018!!! Ai fitoi La Liga-n, “Copa del Rey”, ishte golashënuesi më i mirë në Europë dhe dha shumë asiste.
Kushdo që mendon se Messi nuk e meriton “Topin e Artë”, nuk e sheh atë që unë shoh. Ose, unë nuk marr vesh nga futbolli.
Messi është lojtari më i mirë. Shënon gola dhe, kur nuk e bën këtë, siguron asiste për bashkëlojtarët. Leo e ka bërë këtë më së miri në 10 vitet e fundit. Rivaliteti im me të në fushë është i pafund, por jashtë fushës, edhe admirimi im për të është, gjithashtu, i pafund.
Ai është argjentinas dhe luan në një klub rival, prandaj e di që nuk do të fitoj asnjë admirues duke folur mirë për të. Megjithatë, nuk mund të mos jem i sinqertë, duke thënë një të vërtetë, që e pranon krejt bota”.
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...