Rozë

Nëna e këngëtares së famshme jep një mesazh në shqip, zbulon si dukej Rita Ora kur ishte e vogël (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 21 January 2020

Vera Ora është mamaja e këngëtares me famë botërore, Rita Ora. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria.

Në “Instagram”-in e saj mund të gjeni foto nga puna, pushimet dhe imazhe familjare. Së fundmi, Vera është bërë paksa nostalgjike pasi ka publikuar një fotografi të disa viteve më parë.

Në foton në fjalë, ajo shfaqet së bashku me tre fëmijt e saj kur ishin të vegjël. Ndërkohë bashkëngjitur me këtë imazh të veçantë, ajo ka shkruar në anglisht dhe në shqip.

-Advertisement-

“Isha e zënë me fëmijët, tani jam e zënë me punë! Nënat e reja, gëzojeni familjen se koha ikën shumë shpejt”, është mesazhi që ka dhënë nëna e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera