Lajme

Ndreqet moti, ky është parashikimi për nesër

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 15 June 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe nesër në vendin tonë.

Sipas IHMK-së, vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë barike do të krijojë kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius. Indeksi UV në këto dy ditë të ardhshme parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë ditës. Sa i përket kushteve agrometeorologjike dhe biometeorologjike, do të jenë të mira, falë aktivitetit të mirë të elementeve dhe dukurive meteorologjike që ishin prezent ditëve të fundit.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera