Lajme

Ndeshja e veteranëve, Bislimi s’lëvizi nga vendi gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 18 February 2023

Në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të shtunën, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës është zhvilluar ndeshja miqësore e veteranëve, Kosovë – Gjermani.

Pjesë e kësaj ndeshje ishin emrat e njohur të futbollit të Kosovës si dhe yjet e dikurshme të futbollit të Gjermanisë.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe Gjermanisë nuk lëvizi nga vendi.

-Advertisement-

Kjo ndeshje u zhvillua në fushën qendrore të Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali, në orën 13:00 dhe ishte pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e Pavarësisë.

Pjesë e ekipit gjerman ishin emra të njohur, si Felix Magath,  Rudi Bommer, Thomas Helmer etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera