Haradinaj mesazh PDK-së: Kurti po synon t’ju shkatërrojë, është mashtruesi më i madh që ekziston
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/ramush-haradinaj-7-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:38 | 22 May 2024
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka parlajmëruar partinë opozitare PDK-në, duke iu thënë se kryeministri Albin Kurti është duke tentuar t’i shkatërrojë.
Hardinaj e morri si shembull koalicionin e kaluar “Kurti 1”, ku sipas tij si pasojë LDK kishte rënë në 12 për qind të votave, për shkak të mashtrimeve dhe manipulimeve të Kurtit.
Sipas Haradinajt njëjtë po tenton edhe tash duke tentuar që PDK-në ta ndajë nga pjesa tjetër e opozitës e ta marrë afër vetes. Haradinaj theksoi se tashmë është e ditur se Kurti ka imunitet të madh kur bashkëpunon me “armiqtë e tij”.
“Ai nuk është i sinqertë, e ka gradën më të lartë të mashtruesit, është mashtruesi më i zoti që ekziston. Ju kujtohet një kohë që bëri marrëdhënie të mira me LDK-në e Isa Mustafën, përkundër cilësimeve shumë të këqija që ua kishte dhënë. Me atë dashuri e absorboj LDK-në e lëshoj në 12%. Ai i ofroi LDK-së partneritet që me të cilin e gllabëroj LDK-në. Ai e ka strategjinë si mashtrues, sot Kurti po e shkatërron PDK-në, po e synon, duke e përfshi në agjendën e vet ndaras nga pjesa tjetër e opozitës. Votuesit e PDK-së, me mëndu që janë bashkë, e nuk ka lidhje a e voton VV-në a PDK-në është strategji perfide e VV-së. PDK ka strategji, por është vërtetu që Kurti ka imunitet më të madh kur bashkëpunon me armiqtë e vet, armiqtë e Kurtit kur bashkëpunojnë pësojnë më shumë. Ka provë i ndodhi LDK-së”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Sipas tij PDK-ja me veprimet e tyre po e ndihmojnë Kurtin ta marrë edhe një mandatë tjetër.
“Koalicioni me Nismën është ta ndihmojë krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Kur e kam këtë formulu, po tre partitë, kanë formulën e qeverisjes pas zgjedhjeve atëherë çdo minut shkojmë në zgjedhje. Por njëri nga ne i ta ndihmojë Kurtin të shkojë në zgjedhje, pa një kontratë mes nesh të ditës së parë pas zgjedhjeve, është një rrezik e mundësi me ia ndihmu Kurtit edhe një mandat. Nëse njëri nga ne e bëjmë një koalicion me Kurtin si të shkojmë në zgjedhje, kur s’është e tërë opozita, atëherë shihet se uniteti ynë pas zgjedhjeve nuk ekziston”, tha ai.
Haradinaj tha se është e domosdoshme një marrëveshje paszgjedhore mes partive opozitare.
“Nuk është që nuk komunikojmë… Frika ime është që kur të kryhen zjgdhjet ne nuk kemi marrëveshje opozitare, në këtë situatë po ia bëjmë të lehtë Kurtit të ndarë, njëri i ka ndihmu me shku në zgjedhje tjerët jo, po ia bëjmë më të lehtë të bashkëpunojë me njërin nga ne, dyshimet lindin që PDK po ndihmon…”
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/AlejtinBerisha-UNI.jpg)
Të tjera
-
E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja ligjore e Gjykatës në Deçan
Ka vdekur sot në moshë të re Rinora Qorraj, e cila ishte zyrtare ligjore në G...
-
900 milionë eurot e kushtëzuara të BE’së për Kosovën, Lajçak e përmend edhe një herë Planin e Rritjes
Emisari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shkruar një cicërimë...
-
Aksident në Prishtinë, në vendngjarje edhe autoambulanca
Një aksident ka ndodhur në orët e mbremjës në lagjen “Dardania” në Prishtinë....
-
Maqedonci e jep një informacion për grupin terrorist të Radojiçiq – nuk është lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se grupi terrorist i Millan Rad...
-
Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptur...
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...