Sport

Ndërron jetë një prej tifozëve dhe kontribuesve më të vjetër të klubit të Dritës

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 13 December 2020

Ka ndërruar jetë një prej tifozëve më të zjarrtë të klubit të Dritës, Nijazi Mustafa, shkruan Gazeta inFokus.

Mustafa ishte edhe njëri prej kontribuesve më të vjetër në klubin ‘bardhekaltër’.

Ai ka vdekur mëngjesin e së dielën, derisa tifozët ‘Intelektualët’ përmes faqes zyrtare në facebook kanë njoftuar për vdekjen e tij.

-Advertisement-

Ata do ta kujtojmë Mustafën si një legjendë dhe ikonë e klubit të Dritës.

Më poshtë keni njoftimin e ‘Intelektualëve’.

Njoftim!

Sot , më datën 13.12.2020 ka ndërruar jetë Nijazi Mustafa , një prej tifozëve dhe kontribuesve më të vjetër të klubit tonë.

Agjën Nijazi Intelektualët do ta kujtojmë si legjendë dhe ikonë e klubit tonë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me ikindi.

Zoti n’xhehnet kampion./Gazeta inFokus/

Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera