Sport

Navas ka një problem pas humbjes nga Atletico

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 16 August 2018

Humbja në SuperKupën e Europës bëri që të hapen disa çështje te Real Madridi, sidomos për Navas, të cilit i’u shtua një problem pasi pranoi 4 gola, me nënshkrimin e ri, Thibaut Courtois i cili ishte në stol.

Rezultati në Tallinn e ndërlikoi më shumë situatën rreth pozitës së portierit te Real Madridi dhe shtoi dyshimet se Navas do të jetë në 11-shën startuese të Lopeteguit.

Lopetegui vendosi t’ia besojë portën Navasit për SuperKupën, duke lënë Courtois në stol, pasi që ky i fundit kishte arritur vetëm kohët e fundit në klub dhe nuk ishte stërvitur për rreth një muaj.

-Advertisement-

Megjithatë, pas kësaj ndeshje, një periudhë e vështirë do të fillojë për trajnerin e ri dhe ai do të ketë kohë deri të dielen për ndeshjen kundër Getafes që të vendosë se kush do të jetë i pari i tij në portë. Në një konferencë për shtyp, tekniku bask ka hedhur poshtë pretendimet se do të ketë vështirësi në këtë rast, por sigurisht se ai ka një vendim të vështirë për të bërë.

Humbja lëndoi tërë skuadrën, por për portierin Kosta Rikan ka më shumë rëndësi, duke pasur parasysh konkurrencën në portën madrilene.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera