NATO nuk sheh asnjë shenjë se Rusia po tërheq trupat pranë Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 16 February 2022
Rusia tha të mërkurën se po tërhiqte disa trupa të vendosura afër kufirit me Ukrainën, por NATO deklaroi se nuk po sheh shenja të një tërheqjeje.
Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa në lindje, veri dhe jug të Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime se po planifikon një sulm.
Moska mohon se ka ndonjë plan të tillë dhe këtë javë tha se po tërhiqte disa forca dhe armë, megjithëse dha pak detaje.
Këto pretendime janë pritur me skepticizëm nga SHBA-ja dhe aleatët e saj – edhe pse dukej se ulën temperaturën pas javëve të përshkallëzimit të tensioneve Lindje-Perëndim.
Të mërkurën, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video që tregon një ngarkesë treni me automjete të blinduara duke lëvizur nëpër një urë larg Krimesë, gadishullit të Detit të Zi që Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Një ditë më parë, ministria raportoi fillimin e një tërheqjeje të trupave pas stërvitjeve ushtarake pranë Ukrainës.
Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata ushtarake nuk sheh asnjë shenjë se Moska po ul nivelin e trupave të saj në Ukrainë dhe rreth saj.
“Për momentin, ne nuk kemi parë ndonjë tërheqje të forcave ruse,” tha ai, përpara se të kryesonte një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
“Nëse ata vërtet fillojnë të tërheqin forcat, kjo është diçka që ne do ta mirëpresim, por kjo mbetet për t’u parë.”, tha ai.
Vendet në aleancë gjithashtu kanë shprehur dyshime, ashtu si edhe liderët në Ukrainë.
Të kapur mes Rusisë dhe Perëndimit, udhëheqësit ukrainas kanë kërkuar vazhdimisht të krijojnë qetësi, por edhe forcë gjatë krizës.
Në një shfaqje vendosmërie, presidenti Volodymyr Zelenskyy e shpalli të mërkurën (16 shkurt) një “ditë të unitetit kombëtar”. Për të shënuar këtë ditë, demonstruesit shpalosën një flamur kombëtar në një arenë sportive në Kiev.
“Ne jemi të bashkuar nga dëshira për të jetuar të lumtur në paqe. Ne mund ta mbrojmë shtëpinë tonë vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar ”, tha Zelenskyy në një fjalim drejtuar kombit.
Ushtria ruse nuk ka dhënë numrin e trupave apo armëve që janë tërhequr.
Dhe ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka sinjalizuar se dëshiron një rrugë diplomatike për të dalë nga kriza, ai nuk është zotuar për një tërheqje të plotë.
Putin ka theksuar se ai nuk dëshiron luftë dhe do të mbështetet në negociatat për të arritur qëllimin e tij kryesor për të mbajtur Ukrainën larg nga anëtarësimi në NATO.
Presidenti Joe Biden tha të martën se zyrtarët amerikanë nuk e kishin verifikuar pretendimin e Rusisë dhe Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Ëallace tha gjithashtu se “është shumë herët për të thënë” nëse tërheqja është e vërtetë.
“Unë mendoj se ajo që ne nuk kemi parë është dëshmi e tërheqjes që është pretenduar nga Kremlini,” tha Ëallace për Sky Neës.
Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan pushtimi dhe ka tallur paralajmërimet perëndimore për një pushtim të afërt si “paranojë” dhe “çmenduri”.
I pyetur nga e përditshmja gjermane Ëelt nëse Rusia do të sulmonte të mërkurën, ambasadori rus në Bashkimin Evropian Vladimir Chizhov tha: “Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën”.
“Nuk do të ketë një përshkallëzim as javën e ardhshme, në javën e ardhshme, as në muajin e ardhshëm,” tha ai./REL/

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...