Rozë

Na pret një verë e “nxehtë’ nga Tayna (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 08 March 2019

Vetëm një këngë i mjaftoi asaj për të thyer rekorde. Po flasim për Tayna-n, rreperen nga Maqedonia, që pushtoi top-listat e muzikës në Shqipëri e Kosovë me hitin “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom.

Pas suksesit të kësaj kënge, zeshkania seksi prodhoi hite të njëpasnjëshme, por duket se vera e 2019-ës do të jetë më e “nxehtë” për Taynan dhe fansat e saj.

Pasi publikoi “Ring ring”, ajo i është futur punës për të realizuar disa projekte të tjera muzikore.

-Advertisement-

Këtë gjë, Tayna e ka bërë të ditur përmes dy fotove të publikuara në InstaStory, ku shkruan: “S’po na del një verë sa këngët”.

“Tayna, vera ka me qenë e nxehtë”, ishte fotoja e dytë e rreperes, e cila nuk njihet vetëm për talentin në muzikë por edhe për format seksi.

Kështu përveç hiteve muzikore, në verë presim që Tayna të “tronidtë” rrjetin edhe me foto bombastike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera