Mustafa kërkon zgjidhje për Asociacionin: Kurti dhe Osmani të mbrojnë partneritetin me SHBA-të, mos të kritikojnë të tjerët
Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 12 January 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se presidentja dhe kryeministri kanë përgjegjësi të mbrojnë interesat e Kosovës dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mustafa thotë se, përgjegjësia që kanë Kurti dhe Osmani nuk realizohet duke kritikuar të tjerët, por sipas tij ata duhet të ofrojnë zgjidhje.
“Tani është përgjegjësi e Kurtit si dhe e Osmanit që të mbrojnë interesin e Kosovës dhe partneritetinn me SHBA-të. Kjo përgjegjësi nuk realizohet duke kritikuar tjerët por duke ofruar zgjidhje. Ndërkaq asnjë zgjidhje nuk është e lehtë”, tha Mustafa për GazetaBlic.
Kujtojmë se, gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard”, është pyetur sërish për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociacionit mbi baza etnike. Këtu ai ka cituar paragrafin e parë të Planit të Ahtisarit ku thuhet se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.
“Pra, mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar”, ka thënë Kurti duke shtuar se pyet veten pse marrëveshja e Ahtisarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme pasi ajo mbron shumë të drejta të serbëve në Kosovë.
“Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...