Lajme

Musliu: Kosova me fushatë të fuqishme për Ukrainën, vendi ynë e kupton çfarë do të thotë të jesh i okupuar

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 21 February 2023

Edhe pak ditë, më 24 shkurt, bëhet plot një vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Sikurse Serbia që gjatë luftës bëri në Kosovë, edhe Rusia po e bën të njëjtën gjë me Ukrainën.

Kjo sipas ekspertit të sigurisë Agim Musliu, bën që shteti ynë më së miri ta kuptojë shtetin që aktualisht po vuan nga agresioni rus.

-Advertisement-

Sipas Musliut, Kosova nuk mund ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën. “Por, Kosova më mirë se kushdo tjetër, e kupton se çfarë do të thotë të jesh i okupuar dhe çfarë do të thotë që në popullin e vet të bëhen masakra”

Ashtu sikurse që Serbia, ai thotë se është përpjekur që duke vrarë shqiptarë të pafajshëm, ta bëjë për vete Kosovën dhe të mirat e saj, në të njëjtën mënyrë edhe Rusia po përpiqet që ta vrasë popullin liridashës e trim ukrainas, vetëm e vetëm për ta okupuar Ukrainën.

“Prandaj, Kosova e ndjen luftën e Ukrainës! Prandaj, Kosova duhet që ta ngrisë zërin ndaj agresionit rus në Ukrainë”

Në anën tjetër, sipas Musliut, rezultati i përfundimit të luftës në Ukrainë, është shumë i rëndësishëm edhe për fatin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk kemi dyshime se, liria do të triumfojë mbi agresorin, por liria ka çmim”

Çmimi që po e paguajnë ukrainasit është gjaku! Kurse Perëndimi duhet të vazhdojë ta mbështesë edhe më shumë Ushtrinë Çlirimte Ukrainase! #kosovostandsëithukraine #kosovo #ukraine, ka shkruar Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera