Lajme

Moti i keq shkakton përmbytje në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 19 January 2023

Zona e Shkodrës ka parë problematika lidhur me përmbytje në disa zona, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ku e prekur ka qenë edhe Lezha në disa pjesë të territorit.

Sipas një njoftimi nga strukturat lokale në Shkodër, disa akse kanë pasur bllokime për shkak të inerteve të rëna në rrugë dhe vërshimit të ujërave apo edhe borës së dendur.

Problematika ka në segmentin Shkodër-Koman prej rrëshqitjes së dherave.

-Advertisement-

Po ashtu, rruga që lidh Shkodrën me Vermoshin, është me prani të konsiderueshme bore, por e kalueshme me zinxhirë, ashtu si edhe aksi drejt Thethit.

Mbi 1 mijë hektarë tokë ndërkaq janë përmbytur, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë natës.

Në rrugën Bogë-Theth, ka pasur vërshim të ortekëve në rrugë, ku ka pasur bllokim në pjesën e njohur si tunelet panoramike.

Për pastrimin e tyre po punohet me mjete të posaçme.

Megjithatë, ndërhyrja është e rrezikshme në disa pjesë, duke e lidhur situatën me vijimin e rrëshqitjeve të borës dhe dherave në rrugë.

Sa i përket situatës me energjinë elektrike, nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, është bërë me dije se ka shumë probleme, për të cilat po punohet.

Këtu përfshihen zonat e Fushë Arrëzit, Vaut të Dejës, Dajçit dhe Trushit.

Nivelet e lumenjve kryesorë në vend dhe liqeneve mbi të cilët janë vendosur hidrocentrale janë të qëndrueshme, me lumin Drin në 6.20 metra, kur kuota maksimale është 7.5 metra.

Mbi sipërfaqet e përmbytura, krahasimisht me 24 orë më parë, ato janë shtuar ndjeshëm, me rreth 600 hektarë.

Kryesisht kjo, në njësinë administrative Ana e Malit.

Paralajmërime ka pasur edhe nga ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, se në ditët në vijim pritet që situata të jetë edhe më kritike, duke marrë parasysh se reshjet maksimale në veri të vendit priten rreth datave 20-21 janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera