Lajme

Moti gjatë javës që vjen

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 12 February 2023

Gjatë javës që vjen në vendin tonë do të mbaj mot i thatë, me vranësira e diell. Kurse, në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull ultësirave.

Sipas Prishtina Weather, mot i thatë dhe qëndrueshëm, pa mundësi për të reshura parashihet gjatë javës vijuese.

“Ditëve të para do të ketë edhe vranësira por edhe intervale me diell, derisa nga dita e enjte intervalet me diell do të jetë më të gjata. Orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, ultësirave me kushte edhe për mjegull apo mjegullinë. Moti më stabil me periudha më të gjata qetësie sidomos orëve të mbrëmjes, mbanë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do mbetet më shumë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Vetëm gjatë ditës vende-vende nivelet e ndotësve mund të jenë në vlera të pranueshme”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas Prishtina Weather, nesër do të ketë vranësira paradite, e gjatë ditës mot kryesisht me diell.

“14.02 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. 15.02 – Pjesërisht vranët paradite. Intervale me diell gjatë ditës. 16.02 – Kthjellët dhe kryesisht me diell. 17.02 – Kryesisht me diell. Kohëpaskohe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim. Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera