Molliqaj reagon për skandalin e ryshfetit: Zv/ministrit duhet shkarkuar, por aty ka grupe të përfshira
Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 12 January 2023
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar për skandalin e publikuar së fundmi i cili pretendohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Aty, siç raporton Insajderi, media kjo që ka publikuar edhe një audio-incizim, zëvendësministri Almir Veliji është përfshirë në një aferë ryshfeti.
E me anë të një postimi në Facebook, kryetari i PSD-së, ka thënë se ky është rast për gjykatë, mirëpo që partia në pushtet, Vetëvendosje ka krijuar iluzion “se s’jemi të varfër, por të vjedhur”.
Ai thotë se zv/ministri i lartërpendur duhet të shkarkohet, mirëpo problemi qëndron te fakti se sipas tij, ka grupe të përfshira dhe jo vetëm një individ.
Postimi i plotë i Molliqajt në Facebook:
Skandali skandalin nuk po e pret.
Ministria e Zhvillimit Rajonal paska marrë zhvillim të hovshëm. Ryshfet andej, bileta e tri palë kostume, këpucë e kravata këndej.
Asgjë më ndryshe nuk pritet nga politikanët që moralizojnë tërë ditën e bëjnë ujdi me Serbinë të dëmshme për vendin dhe shoqërinë.
Ky rast do të mund të trajtohej si rast për gjykatë e jo shembull për qeverisjen sikur partia në pushtet mos ta krijonte ilizionin ndër vite qe “s’jemi të varfër por jemi të vjedhur”.
Zëvendësministri, Almir Veliji duhet të shkarkohet, por aty duket se ka grupe të përfshira. Almiri nuk është i vetëm. Dikah e paskan orientuar energjinë. Tash u pa kah.
Të tjera
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...