Lajme

Molliqaj kritika Qeverisë për dialogun: Kurti hesht, Bislimi hesht, nga Vuçiqi po e marrim vesh çka u tha atje

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 22 August 2022

Dardan Molliqaj ka thënë se dialogu me Serbinë është i mbyllur dhe përjashtues.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria nuk po jep llogari për dialog dhe po e marrim vesh se çka ka ndodhur atje, nga mediat serbe, ku raporton Vuçiqi.

Ai ka thënë se po heshtin Kurti dhe Bislimi.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

DIALOGU I MBYLLUR RREZIK PËRTEJ DIALOGUTDialog i mbyllur.

Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi?

E pastaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”.

Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.– Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.– Pa platformë të miratuar në Kuvend.

– Pa raportim në Kuvend.– Pa dialog me shoqërinë civile.

Një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Duke e marrë si të mirëqenë mbështetjen blanko që opozita parlamentare i dha procesit të dialogut, arroganca e pushtetit nuk pyet për gjë.

Madje, nuk ka as simulim të transparencës.Kurti hesht, Bislimi hesht. Çka po heshtin shtrohet pyetje?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera