Mogherini: Dera e BE-së është e hapur për Kosovën, vetëm plotësoni këto kushte
Autori: Gazeta inFokus
13:07 | 20 Mars 2018
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se si Bashkim Evropian kanë paraqitur të gjitha objektivat e tyre për gjashtë vendet e Ballkanit dhe rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE
Në një intervistë për televizionin publik, Mogherini ka thënë se edhe Kosova është pjesë e strategjisë së BE’së dhe se ajo që është në tryezë për të tjerët, është e mundur edhe për Kosovën.
“Strategjia e thotë qartë se të gjithë partnerët kanë perspektivë për anëtarësim në BE. Kjo është porosi e qartë. Po përcjell mesazhin sidomos për të rinjtë, se e di sa të rëndësishëm e kanë ata këtë perspektivë. Por, Kosova duhet t’i bëjë disa gjëra, përpara se ta ketë perspektivën evropiane”, tha Mogherini.
Ajo përmendi disa nga kushtet që duhet t’i plotësojë Kosova, për të ecur përpara drejt BE’së.
“Kosova duhet të vazhdojë dialogun. Shoh interesim të liderëve për këtë çështje, andaj ajo duhet të vazhdojë përpara. Duhet guxim për këtë çështje. Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen e MSA’së dhe marrëveshjet tjera ndërkombëtare, siç është marrëveshja për Gjykatën Specialen. Reformat në Kosovë nuk po i kërkon vetëm BE’ja, por edhe qytetarët”, deklaroi Mogherini.
“Fokusi ynë duhet të jetë jeta e qytetarëve të Kosovës. kam parë dëshirën e qytetarëve që të jenë pjesë e trenit që çon në Bruksel”, shtoi ajo.
Ajo tha se Kosova nuk është në pikën zero.
Madje sipas saj, ajo që është e mirë për Kosovën, është e mirë edhe për të tjerët në rajon.
“Lidershipi e din që disa hapa konkret duhet të ndërmerren. Dera është e hapur, ne ju duam brenda, të punojmë së bashku që ta arrijmë këtë qëllim”, deklaroi Mogherini.
“MSA duhet të implementohet. Me qenë si liderët kosovarë, isha fokusuar në implementimin e kësaj marrëveshje, dhe në marrëveshje tjera ndërkombëtare. Demarkacioni mund të çojë te liberalizimi i vizave. Në anën tjetër, Thaçi dhe Vuçiq u përkushtuan për fazën e re të dialogut. Është rast historik që ky rast të shfrytëzohet. BE dhe unë personalisht jemi të interesuar ta përkrahim Kosovën”, përfundoi ajo.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
































