Rozë

Moderatori i njohur njofton se do t’i bashkohet shtëpisë së famshme

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 15 January 2022

Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, ka thënë se të martën do të bëhet pjesë e shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Mamaqi ka publikuar një fotografi me modetoren e këtij emisioni, Arbana Osmanin, derisa ka kërkuar mbështetje në këtë aventurë.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë.😍 Thank you @arbanao”, ka shkruar Mamaqi.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse ai vërtetë do të hyjë në shtëpi apo vetëm ka bërë shaka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera