Rozë

Modelja me bikini merr me kërcënime pas pozave në tankun e shkatërruar rus në Kiev (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 03 June 2022

Një modele e njohur e rrjetit Instagram po përballet me kërcënime mizore për jetën nga besnikët e Vladimir Putin, pasi pozoi në majë të një tanku të shkatërruar rus gjatë punës së saj vullnetare në Ukrianë.

Braziliania që pozon shpesh në bikini Liziane Gutierrez, ka më shumë se 1 milionë fansa ‘të përkushtuar’online, dhe kishte shkuar në Evropën Lindor muajin që shkoi për të ndihmuar popullatën në betejat e përgjakshme që po zhvillohen në vend.

Ajo ka qenë më parë në faqe e para të gazetave për padinë ndaj reperit Chris Brown në vitin 2016 për një incident në Las Vegas, por kësaj radhe e gjeti veten në qendër të vëmendjes për foton mendjelehtë nga zona e luftës.

-Advertisement-

Megjithse postimi i saj u lejua në rrjet vetëm për disa minuta para se të censurohej, masa e abuzimeve dhe kërcënimeve ndaj tij ishte gjigante, mes të cilëve një ushtar rus nis të kërcënonte.

Ai shkruante në një mesazh: “Do të të gjej ku je” – ndaj të cilës modelja ishte përgjigjur: “Provoje njëherë”.

Luftëtari rus duket se nuk e kishte pëlqyer përgjigjen e Liziane, faqja e të cilës u mbush me komente urrejtjeje nga e gjithë bota.

Modelja komentonte më tej: “Në pesë minutat që fotoja ishte këtu, mora pak nga gjithçka që një njeri mund të imagjinojë. Shpresoj t’ju bjerë një raketë në kokë,” shkruante ajo.

Por Liziane dukej mjaft e relaksuar në fotot e videot nga zona e luftës, duke u ngjitur mbi tanke e duke thënë se ishte si “në sheshxhirimin e një filmi”.

Modelja shpjegonte se kishte gjetur tanket e shkatërruara teksa shkonte drejt qytetit të Bucha, pranë Kiev, ku luftimet kanë lënë qindra të vdekur.

Megjithse thotë se po shkon në Ukrainë për punë vullnetare, Liziane është akuzuar se po përfiton nga konflikti brutal për të mbushur përmbajtjet e saj në Instagram.

Por ajo nuk ishte dakord: “Nuk është vetëm për t’u dukur, mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të mësojnë se çfarë po ndodh këtu”.

“Foton e postova sepse dhe të tjerë po festonin mbi tank dhe mendova ‘pse jo dhe unë’”, tha modelja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera